Bota

Astronomët thonë se kanë gjetur vrimën e zezë më të largët

Astronomët kanë gjetur vrimën e zezë më të largët të njohur deri tani në shkencë.

Vrima e zezë, sipas shkencëtarëve, është larg 13 miliardë vjet drite, shkruan BBC.

Ajo është 800 milionë herë më e madhe se masa e Diellit. Sipas një shkrimi në gazetën “Journal” ajo është rritur për një periudhë të shkurtër pas zanafillës së Universit, transmeton Albinfo.ch.

Vrima e zezë ushqehej nga materiale të ndryshme në qendër të një galaktike.