Bota
Athina i dërgon notë proteste Gjermanisë
Vendosja e “karantinës” ndaj pasagjerëve grekë në aeroportet e Gjermanisë, që në thelb interpretohet si përjashtim i Greqisë nga marrëveshja e “Schengen”-it, ka marrë përmasa të mëdha.
Athina zyrtare ka reaguar ashpër, me një notë proteste, në fillim ndaj Berlinit, e më pas i është drejtuar edhe Komisionit Evropian me një letër, në të cilën i kërkon të pozicionohet ndaj këtij akti, shkruan “TCH”.
Rivendosja e kontrollit të veçantë për pasagjerët grekë në aeroportet gjermane, prej datës 12 nëntor për 6 muaj, duke i konsideruar ata sikur vijnë nga një vend i tretë jashtë BE-së, si për shembull Turqia ose Egjipti, përveçse ka sjellë një valë të madhe pakënaqësie tek udhëtarët, ka shkaktuar edhe protesta, përcjell albinfo.ch.
Por, Berlini duket se nuk do të bëjë pas në këtë aspekt, pasi përveç përforcimit të masave të sigurisë me rastin e festave të fundvitit, në përvjetorin e sulmit terrorist në kryeqytetin gjerman vitin e kaluar, janë regjistruar prej janarit të 2017-s plot 1.000 mbërritje të parregullta nga Greqia drejt Gjermanisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane bëhet fjalë për emigrantë që kanë siguruar pasaporta ose karta identiteti false me nënshtetësi greke. Numri i këtyre personave është më i larti i regjistruar në fluturimet nga vendet e tjera anëtare të BE-së drejt Gjermanisë.
Gjithashtu, pala gjermane këmbëngul se ka njoftuar edhe Brukselin për këto masa, që përfshijnë jo vetëm pasagjerët që vijnë nga Greqia, por edhe ata që hyjnë nga kufiri austriak.
Autoritetet greke kanë njoftuar se, nga çasti kur hyri në fuqi kjo masë sigurie, kanë arrestuar 20 persona nga një total prej 33 mijë pasagjerësh, që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Shqipja flitet më shumë në Cyrih, Winterthur, Bazel dhe St. Gallen Gjuha shqipe është njëra ndër gjuhët më të popullatizuara në Zvicër. Shqipja flitet veçanërisht gjerësisht në...
-
Nagavci: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë ka vlerë jashtëzakonisht të madhe
-
Gërvalla takon mërgatën në Stuttgart, i fton të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë
Jeta në Zvicër
-
Studimi më i madh rreth kanabisit në Zvicër fillon në Cyrih Në kantonin e Cyrihut, 7500 njerëz do të marrin pjesë në një studim mbi përdorimin e...
-
A mund t’ia dilni pa pasur veturë në Zvicër?
-
Gjuha shqipe, gjuha e huaj më e folur në Zvicër – pas anglishtes
-
Vdes në moshën 81-vjeçare Roger Pfund, ilustruesi i pasaportës zvicerane
-
Bashkimi i shkollës shqipe në Zvicër, një lajm i mirë për të gjithë