Fun
Australia kërkon punëtorë të kualifikuar
Autoritetet e Emigracionit në Australi kanë publikuar një listë të re të profesioneve që ka nevojë vendi për vitin 2016-2017.
Ndër profesionet e kërkuara janë: projekt menaxherët, inxhinierët industrialë, agrobiznes, inxhinieri bio, inxhinierë elektrikë, inxhinierë telekomunikacioni, kontabilistë, inxhinierë kimikë, arkitektë, pylltarë, kirurgë veterinarë dhe mësues, përcjell albinfo.ch.
Lista përfshin profesione të tilla, si psikiatër, pediatër, reumatolog, mjek, kirurg, infermiere, anesteziolog, muratorë, marangozë, mekanikë, punëtorë socialë, fizioterapistët dhe të tjerë.
Gjithë listën e profesioneve të interesuarit mund të shikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Emigracionit: https://www.border.gov.au/
Kjo listë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2016 dhe vlen për ata që aplikojnë për një vizë pune. Ato përfshijnë një vizë pune ose vizë të përhershme për punëtorë të kualifikuar, vendbanimin e përkohshëm për një periudhë prej 4 vjetësh, kur punëtorët do të punojnë në fusha të caktuara, pas së cilës ata mund të aplikojnë për një vizë të përhershme ose vizë të përkohshme për diplomatët.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por, vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat