Bota

Austria do të ndalojë burkat

Austria ka në plan të fusë ndalimin e burkave myslimane në vendet publike, njofton koalicioni i partive të qendrës së majtë dhe të djathtë në prezantimin e paketës së masave, të cilat kanë për qëllim kundërshtimin e rritjes së krahut të djathtë, Partisë së Lirisë (FPOe).

Në Austri jetojnë 8,7 milionë banorë, kryesisht katolikë, por edhe rreth 600 mijë myslimanë. Të gjitha llojet e rrobave të grave myslimane që mbulojnë plotësisht figurën e gruas dhe burka që mbulon fytyrën do të ndalohen.

Për disa muaj Partia Liberale (FPOe) udhëheq në të gjitha sondazhet dhe komentatorët thonë se në favor të saj shkon edhe kriza e emigrantëve dhe fluksi i një numri të madh të azilkërkuesve nga shtetet pothuajse tërësisht myslimane. Kandidati i saj presidencial, Norbert Hofer, u mund në zgjedhjet e dhjetorit pas koalicionit mes partive të majta dhe të djathta që mbështetën kandidatin e të Gjelbërve, Alexander Van der Belen.