Fun
Austriaku, i vetmi pasagjer në avion
Një udhëtar nga Ischgl (Tirol) i Austrisë e ka përjetuar udhëtimin më të mirë me avion në jetën e tij. Alex Simon ka pasur nderin të jetë i vetmi pasagjer në një aeroplan të vogël, teksa ka fluturuar nga Manila për në Boracay me linjën ajrore Philippine Airlines. Më të ishin vetëm dy stjuardesa dhe dy pilotë.
28-vjeçari filmoi gjithë momentin në bord, si dhe pati mundësinë të komunikonte me pilotët në kabinë para se avioni të nisej.
“Daily Mail” raporton për udhëtimin e pazakonshëm të Alex Simonit. “Kur unë shkova në aeroport, dëgjoja duke m’u thirrur emri im: “Zotri Simon, ju lutem paraqituni në shalter të informacionit”. Aty më njoftuan se nuk më duhet të pres dy orë, por për 30 minuta avioni do të niset. Kur i pyeta në shalter se a mund të ulëm afër dritares?, ata më thanë: “Ju mund të uleni ku të doni, sepse jeni i vetmi pasagjer në avion”, citon gazeta austriake “Osterreich”.
“Ishte një ndjenjë e papërshkruar për të fluturuar në një nga vendet më të bukura në botë, madje i vetëm. Jam ndier si një ylli botëror”, e përshkruan ai udhëtimin më të mirë të jetës së tij, njofton albinfo.ch.
Udhëtimi i Alex Simon kishte ndodhur në shkurt të vitit të kaluar, por sapo video është postuar në internet, i ka pushtuar mediet botërore.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve Autoritetet zvicerane dhe franceze po paralajmërojnë për trafik shumë të rënduar gjatë fundjavës së Pashkëve. Zyra...
-
Qeveria zvicerane refuzon sërish të nënshkruajë traktatin e armëve bërthamore
-
Zvicër: Tani mashtruesit në internet kanë cak nënat
-
Zvicra është burimi më i madh i çokollatës në BE
-
Swisscom rrit pagat nga 1 prilli