E-Diaspora

Autobusi dykatësh nga Kosova shndërrohet në kabrio

Ky autobus ka qenë shumë i lartë për nënkalimin hekurudhor në Vjenë-Penzing. Përmes Vjenës, pa çati, por me përcjellje autobusi u dërgua në vendin përkatës

Të hënën pasdite, një autobus dykatësh pa çati ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në qytetin e Vjenës, në Austri. Udhëtimi kishte filluar nga Kosova, si një autobus me dy kate dhe i kompletuar, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.

Por, udhëtimi përfundoi në Vjenë-Penzing si autobus kabrio. Nënë shoqërimin e njësisë profesioniste zjarrfikëse të Vjenës, autobusi u dërgua në vend të sigurt.

Me sa duket, vozitësi i autobusit nuk e ka vlerësuar sa duhet lartësinë e automjetit të tij. Në këtë mënyrë, ndalesa e fundit e tij ka qenë nënkalimi hekurudhor në Vjenë-Penzing. Pas rreth tre metrave të kaluar, autobusi u ngujua, ndërsa mbulesa e sipërme u shkatërrua.

Në vendngjarje kanë arritur katër automjete të njësisë profesioniste zjarrfikëse të Vjenës. Autobusi i dëmtuar u tërhoq dhe nën përcjellje u dërgua në vend të sigurt. Për fat të mirë, gjatë kësaj ngjarje nuk është lënduar askush.