Kuriozitete

Autobusi i parë pa ngasës bën xhiro në New York

 Autobusi zë deri në 20 persona dhe nuk ka ulëse. Derisa ky autobus është vetëm 1-vjeçar tashmë 15 vjet autoritetet janë duke punuar në këtë projekt.

Vetura e parë ndonjëherë pa ngasës ka debutuar në Nju-Jork, më saktësisht në Times Square. Realisht autobusi elektrik e bëri xhiron e parë përgjatë 150 metrave të Broadwayit, afër rrugës 48. Autobusi është i pajisur me censorë të teknologjisë së lartë, por natyrisht nuk ka shofer.

“Jemi duke demonstruar veturat pa ngasës në mjetet me shpejtësi të madhe”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan. Por, ky autobus me shpejtësi jo aq të madhe është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit.

“Sidoqoftë, ky autobus është krejtësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar shumë në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë njerëz dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se veturat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik”, shtoi Baker.

Autobusi zë deri në 20 persona dhe nuk ka ulëse. Derisa ky autobus është vetëm 1-vjeçar tashmë 15 vjet autoritetet janë duke punuar në këtë projekt.