Portrete të firmave

Nga autodidakt, profesionist i mirënjohur i automobilave

Real Kryeziu, pronar i Garage SOS Jantes KC, dëshmon se forca e vërtetë e suksesit qëndron në cilësitë personale dhe në pasionin për punën

E themeluar në vitin 2007, Garage SOS jantes KC është një ndërmarrje e rrënjosur mirë në rrjetin a terrenin e garazhistëve të rajonit frankofon. Ajo njihet për cilësinë e shërbimeve të saj të përqendruara në besim. E krijuar dhe e drejtuar nga Real Kryeziu, një pronar 35-vjeçar dhe baba i tre fëmijëve, kompania ka jo më pak se 12 punonjës. Garage SOS jantes KC vepron në lokalet e saj në Rue de Bouviers 10, në Satigny (GE). Është një nga pesë kompanitë kryesore zvicerane që ofrojnë një shërbim të plotë profesional të specializuar në renovimin dhe riparimin e rrotave (bandazh-jantes) të automjeteve si dhe të motoçikletave. Markat më të mëdha të makinave, siç është prodhuesi prestigjioz gjerman i makinave “Porsche”, tashmë i kanë dhënë besimin.

Fillimisht autodidakt, shume shpejt bëhet profesionist i mirënjohur falë dashurisë së tij për punë dhe dëshirës të thellë për sukses.

Ndërsa ishte i vetëm në bord në ditët e tij të fillimit, Reali thotë se është i lumtur dhe entuziast kur vëren suksesin e vazhdueshëm të kompanisë së tij. Sot kompania e tij funksionon me ritëm të plotë, reputacioni dhe besueshmëria e saj tashmë janë të pranuara. Arritja e Realit nuk ka qenë edhe aq e lehtë, sepse asnjë rrethanë e tij nuk mund të premtonte një sukses të tillë. Rrugëtimi i tij si autodidakt është po aq i habitshëm, sa edhe frymëzues.

Fillimisht fëmijë i luftës së Kosovës, pastaj azilkërkues dhe, më pas jetim, mund të themi se Reali tregon sa ka qenë në gjendje të ndryshojë fatin e tij dhe të transformojë atë që e dallonte në një aftësi për të menduar ndryshe për të sfiduar fatalizmin. Në fakt, Real Kryeziu është ende një fëmijë kur ai detyrohet të largohet nga Kosova me gjithë familjen e tij për t’u vendosur në Zvicër. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë shqiptarë, ai shpejt njihet me mjedisin e azilkërkuesve.

Si fëmijë 12 vjeçar, i bie barra e mbajtjes së familjes

Të sapovendosur në qytetin e Lozanës, ku fillon të mësojë frëngjisht, vitet e tij të reja të pafajësisë goditën përsëri nga fati: babai i tij ndërron jetë. Në moshën dymbëdhjetë vjeç Reali e gjen veten të vetmuar me nënën e tij dhe dy motra të vogla. Me që lufta në Kosovë kishte mbaruar, nëna e tij, e ve dhe e mbytur nga vetmia, vendos të kthehet në vendlindje. Qe nga dita e kthimit, Reali mban përgjithmonë kujtimin e kalimit të tij në Lozanë dhe me këmbëngulje dhe vendosmëri përballon vitet e adoleshencës si dhe të moshës së rritur. Duke qenë i madhi i familjes, ai e di se nuk ka zgjedhje, ai duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar nënën e tij dhe dy motrat e vogla.

“U bëra i rritur në moshën 12-vjeçare. Unë shpejt e kam integruar nocionin e përgjegjësisë dhe të detyrave të shtëpisë. Sidoqoftë, ”atë kohë nuk kisha asnjë zgjedhje tjetër”, rrëfen Reali. “Kur unë kam lindur, xhaxhai im më dha emrin Real nga pasioni për ekipin “Real Madrid”, por në të njëjtën kohë, Real në shqip do të thotë “të jesh real, objektiv”. Ironikisht, shpejt mësova të jem realist dhe pragmatik.

Në të njëzetat, pa asnjë trajnim apo diplomë, Reali vendos të kthehet sërish në Zvicër, ku gjen një punë në një garazh dhe shumë shpejt bëhet përgjegjës i punëtorisë së riparimit të rrotave. Për tre vjet ai mëson me pasion finesat e zanatit, duke integruar mjetet e menaxhimit administrativ. Ai përfiton nga pasioni i tij për të ndjekur disa trajnime dhe bëhet një profesionist i njohur nga dega e tij.

Sot i ka 12 punonjës

Disa vjet më vonë, shefi i tij falimenton dhe Reali mbetët pa punë. “Kam qëndruar vetëm dy muaj pa punë. Menjëherë e mora guximin në duar dhe fillova të punoj si i pavarur. Pastaj gjeta një lokal të vogël, në të cilën propozoja një shërbim për riparimin e rrotave dhe bandazhëve. Ishte një fushë shumë specifike, në të cilën unë shpejt përparova. Çdo përfitim e kam investuar menjëherë në makineri të reja ose në punonjës të rinj. Sot i kam 12 punonjës dhe dy punëtori, në Gjenevë dhe Lozanë”.

Me shumë modesti dhe përmbajtje, Reali e përshkruan udhëtimin e tij me plot vështirësi dhe përvoja të rënda.

Historia e Realit mishëron provën konkrete se ju nuk duhet të jeni të lindur mirë ose të keni një diplomë për t’u bërë shef i një kompanie. I pasionuar për mekanikën, suksesi i tij shpjegohet falë shpirtit luftarak dhe pasionit të tij për makina dhe, mbi të gjitha, dhuntisë së tij për biznes. Real Kryeziu nuk hezitoi të fillonte një aventurë si sipërmarrës, duke pasur të vetmen gjë në valixhe, siç thotë vetë ai, “vetëbesimin”.