Bota

Automjetet dizel në thumb të kritikës

Makinat e testuara, në mesin e të cilave edhe modele hibride, e tejkalojnë vlerën e lejuar të lirimi të gazrave të përmendura deri në 17 fish,

Imazhi i automobilave me dizel kohëve të fundit po pëson goditje të rënda. Në Gjermani po kërkohet me të madhe ndalimi i qarkullimit të tyre pasi që ato emetojnë së tepërmi gazra të dëmshëm. Kështu, më shumë se pesë milionë automobila dizel, duhet të pajisen me softuer të ri.

Organizata gjermane për mbrojtjen e ambientit, si rezultat i aferës së mashtrimit, ka analizuar se cilat nga makinat dizel lirojnë më tepër oksid azoti dhe dioksid karboni. Në bazë të kësaj, gazeta “Bild” ka publikuar një ranglistë me 75 makina të tipeve të ndryshme.

Makinat e testuara, në mesin e të cilave edhe modele hibride, e tejkalojnë vlerën e lejuar të lirimi të gazrave të përmendura deri në 17 fish, transmeton albinfo.ch. Në këtë rangim nuk kalojnë mirë as automjetet e reja.

Vetëm katër makina në këtë listë kanë mbetur nën mesataren gjermane sa i përket emetimit të gazrave të dëmshme. Ato janë: Audi A5 2.0 TDI, Mercedes E 200d (gjenerata e re e motorëve), Audi Q3 2.0 TDI quattro dhe VW Sharan 2.0 TDI.