Bota

Automjeti përplaset në masën e njerëzve: ka të vdekur dhe 30 të lënduar

Mediet gjermane flasin për sulm dhe bëjnë të ditur se ngasësi i makinës, pas përplasjes ka vrarë veten

Në qendrën e qytetit Münster në landin gjerman Nordrhein-Westfalen, pasditen e sotme një automjet (flitet për një kamion të vogël) është përplasur në një grup njerëzish që rrinin ulur në terracat e kafeneve të atyshme. Siç njoftojnë mediat gjermane duke iu referuar burimeve policore, nga ky sulm ka edhe të vdekur ndërsa janë rreth 30 veta që kanë marrë lëndime.

Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për sulm të qëllimshëm. Ndërkohë mediet gjermane flasin për sulm dhe bëjnë të ditur se ngasësi i makinës, pas përplasjes ka vrarë veten