Kosova

Reagimet dhe urimet për nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë

Nënshkrimi i marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka gëzuar edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në “Twitter”, ka shkruar se marrëveshja e nënshkruar është kontrobut i madh në përmbylljen e paqes në rajon.

“Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në Twitter, shkruan Albinfoch.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli marrëveshjen e ka cilësuar datë historike.

“Një akt ky i guximshëm dhe i drejtë, që kontribuon jo vetëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nënshkruese, por në paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Sipas tij ‘bashkëkombasit tanë që jetojnë në shtetin fqinj kanë zhbllokuar rrugën drejt integrimit Euro-Atlantik’.

Perveç urimeve kishte edhe reagime.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Në protestë ishte hudhur edhe gaz lotësjellës, ndërsa mediat maqedonase kanë njoftuar se gjatë kësaj proteste ka pasur edhe të lënduar.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në marshin protestës sot në Manastir.

Ai tha se Maqedonia po përballet edhe më tradhtinë më të madhe, marrëveshjen për ndryshimin e emrit kushtetues duke theksuar se do të mundohen me mjete demokratike ta luftojnë ndryshimin e emrit kushtetues.