Bizneset

Autoshkolla Pacolli, aty ku profesionizmi dhe siguria janë në rend të parë

Instruktori shqiptaro-zviceran i vozitjes, Sami Pacolli nga autoshkolla që mban emrin ”Pacolli” në Cyrih, sjell për albinfo.ch një kronologji të këtij profesioni gjatë 15 viteve, përjetimet, sfidat, paragjykimet, vështirësitë por edhe sukseset.

Ndonëse ushtron një profesion jo të panjohur për shqiptarët, Zoti Pacolli tregon se ka qenë me fat që i takonte brezit të parë të instruktorëve shqiptarë, që kishte sfiduar shumë paragjykime që ekzistonin në Zvicër për komunitetin shqiptar.

Të kesh patentë shoferi, sot është domosdoshmëri. Një mjet pune e udhëtimi që e lehtëson shumë përditshmërinë tonë. Mirëpo të jesh instruktor autoshkolle kërkon aftësi, përgjegjësi dhe përkushtim të madh.

Edhe për Sami Pacollin, fillimi në këtë profesion ishte i vështirë. Dëshirën për t`u bërë instruktor i vozitjes e kishte qysh herët, por vendimtar ishte inkurajimi prej një shoku nga Kamenica, gjatë kohës sa punonte si “securitas”, në vitin 2001. Në atë kohë kishte kritere të vështira dhe të paktë ishin emrat shqiptarë që punonin si instruktorë autoshkollash në Zvicër.

Mirëpo, dëshira e Samiut për të mësuar një profesion me perspeketivë për jetën e tij, bëri që ai të vendoste ta mbarojë shkollimin për instruktor-Fahrlehrer në Luzern. Kështu, ai i kaloi  me sukses të gjitha provimet në Zyrën e Cyrihut për trafikun rrugor (Strassenverkehrsamt), për të vazhduar më pastaj me të njëjtin sukses gjithë shkollimin për instruktor në Luzern.

Pas mbarimit të shkollimit, Zoti Pacolli për një vit ka punuar tek një autoshkollë zvicerane në Cyrih, ku bëri hapat e parë si instruktor. Pas një viti Samiu ndërmori hapin e guximshëm: ai hapi autoshkollën shqiptare që mban edhe sot emrin “Autoshkolla Pacolli”.

E filloi me 10 nxënës

Më 2004 kishte hapur zyrtarisht dyert e autoshkollës me 10 nxënës që i mbetën nga bashkëpunimi me një koleg zviceran.

“Në fillim kisha përkrahje nga një familje shqiptare nga Presheva. Ata ishin një familje e madhe, më kontaktuan dhe më sollën shumë kandidatë”, kujton fillimet e tij Sami Pacolli në bisedë me albinfo.ch.

“Për një muaj filloi të rritej numri i nxënësve që frekuentonin autoshkollën time, ku kryheshin që nga ndihma e parë e deri te provimi i vozitjes vetëm për kategorinë B”, thekson instruktori shqiptar.

“Në retrospektivë, unë mendoj se ne kemi ndihmuar shumë si autoshkollë shqiptare edhe në integrimin e komunitetit tonë, veçanërisht të grave që ishin në të shumtën e rasteve amvise. Për shkak të barrierave të gjuhës, shumica e kandidatëve të gjitha i kanë kryer në gjuhën shqipe, madje edhe provimin teorik. Jam edhe krenar ngase shumica prej tyre u integruan në tregun e punës. Por mund të thuhet se u integruan edhe brenda familjes ngase filluan të pavarësoheshin edhe në aspektin financiar duke siguruar një vend pune. 70 për qind e kandidatëve ishin femra. Tani edhe fëmijët e tyre vijnë në autoshkollën time”, thotë 47-vjeçari.

Në atë kohë ishte pritur me mjaft eufori hapja e një autoshkolle shqipe në Zvicër. “Kur kaloja me veturë të autoshkollës, bashkatdhetarët më përshëndetnin me dorë kur shihnin mbi veturë mbishkrimin me emrin Pacolli, kjo më bën edhe sot shumë të lumtur”.

Autoshkolla Pacolli vazhdon të flasë edhe sot e kësaj dite shqip në Cyrih. “Te ne kurset  kryhen si në gjuhën gjermane ashtu edhe ne gjuhen shqipe”, thotë Pacolli duke reflektuar pozitivitet me nxënësit.

 Koeficient i lartë i provimeve të sukseshme  

Trajnimi adekuat, përgatitja dhe motivimi maksimal i kandidatëve, kanë bërë që Autoshkolla Pacolli të ketë mbi 75 për qqind të koeficientit pozitiv të kalimeve të provimeve. “Me krenari e theksoj se “Autoshkolla Pacolli” renditet në mesin e autoshkollave me renome në gjithë Kantonin e Cyrihut. Kam përgatitur kandidatë të të gjitha moshave, nga 18 deri në 86 vjeçarë! Dhe ju lutem më besoni, se për t`i trajnuar, për mua të gjithë ishin njësoj të rëndësishëm! Nxënës që duan ta mësojnë mirë vozitjen!”.

Më së paku orë praktike të vozitjes zakonisht mbajnë më të rinjtë. Ka pasur kandidatë të cilët me vetëm 3 orë kanë arritur ta kalojnë provimin e vozitjes, por ka edhe të tillë të cilëve u janë dashur pak më shumë trajnime”.

Në Zvicër flitet shumë për biznesmenët shqiptarë! S`dua ti` komentoj ata, si janë e çfarë janë por e them me krenari se “prej fillimit jam munduar që punën time si instruktor autoshkolle ta kryej si një profesionist, me përgjegjësi të plotë dhe qindpërqind konform standardeve zvicrane. S`ka dyshim, ne jemi shqiptarë, por jetojmë këtu, shumicën e jetës tonë e bëjmë këtu, andaj edhe duhet të punojmë me principe zvicerane. Për anën profesionale, aty nuk ka tolerancë: rregullat janë rregulla”.

A i ngasin shqiptarët veturat më shpejt se të tjerët?

Nuk është më e vërtetë që shqiptarët i ngasin veturat më shpejt  se të tjerët. Kështu thotë të paktën Pacolli. Sipas tij, ky epitet na ishte veshur më herët, e nuk vlen tani.

Megjithatë, thotë ai: “është gabim i madh kur prindërit shqiptarë i blejnë një veturë të shpejtë fëmijës së tyre, menjëherë pasi të pajiset ai me patentë shoferi. Deri te ajo fazë duhet të shkohet ngadalë, duke i siguruar fëmijës fillimisht një veturë pak më të vogël. Edhe ky është integrim”, përçon Samiu një mesazh për komunitetin, duke konstatuar se shqiptarët janë të shkathtë për vozitje.

Pacolli thotë se forcimi i ligjeve zvicerane në trafik ka bërë që numri i aksidenteve me fatalitet të zvogëlohet dukshëm (nga rreth 700 sa ishin në vitin 2000, në 230 në vitin 2017).

“Zvicra është shtet i perfeksionuar e me një trafik shumë të sigurt, prandaj ky perfeksionim reflektohet edhe në komunikacion. Ligjet mbi komunikacionin janë më të rrepta se gjithkund tjetër, për vozitje të shpejtë në vendbanim ose pranë shkollave, ka dënime shumë të ashpra, por ato nuk janë të drejtuara kundër grupacioneve të caktuara e as kundër “ballkanasve”. Ato shërbejnë si preventivë për të ndaluar aksidentet. Këtu është edhe fokusimi ynë kryesor. Këtu investohet shumë në shkollimin e instruktorëve dhe ekziston një bashkëpunim i shkëlqyshem mes autoshkollave, enteve te komunikacionit dhe institucioneve të sigurisë.

Vlerësimet për “Autoshkollën Pacolli”

“Unë mund t`ia rekomandoj secilit zotin Pacolli. Pasi që nga një instruktor tjetër kam kaluar te ai, Pacolli me mënyrën e tij të këndshme dhe të ndershme më ka motivuar sërish për të mësuar ngarjen. Ai në çdo kohë ka në fjalë të mirë gati dhe të përgatit mirë jo vetëm për provim por edhe për kohën pastaj. Është kulminant, si nga ana profesionale ashtu dhe nga ajo njerëzore! Të falemnderit Sami, për durimin tënd dhe për punën motivuese që ma ke mësuar me sukses, përmes provimit”. Kështu shprehet një nga ish nxënësit e Samiut. Dhe ai nuk është i vetmi.

/Publireportazh/