Sport

Avdijaj rikthehet në Grasshopper

Ish-sulmuesi i Vaduzit, Albion Avdijaj ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me skuadrën bardhekaltër

 

Sulmuesi shqiptar, Albion Avdijaj do të vazhdojë karrierën në skuadrën e Grasshopperit.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra zvicerane, ku thekson se ka nënshkruar me mesfushorin Michal Fasko dhe sulmuesin, Albion Avdijaj, raporton albinfo.ch. Të dy lojtarët kanë ardhur falas në Grasshopper.

 

Ish-sulmuesi i Vaduzit, Albion Avdijaj ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me skuadrën bardhekaltër. Ai në edicionin e fundit luajti në Vaduz, ku në edicionin e fundit shënoi tre gola e tre asistime.

 

Avdijaj ka qenë futbollist i Grasshopperit për grupmoshat e reja dhe tani rikthehet si senior, i etur për të dëshmuar aftësitë e tij.