Bota

Azilantët plagosin lehtë policin gjerman

Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një përleshje e pazakontë mes 15 azilkërkuesve dhe forcave policore gjermane, shkruan wochenblatt.de. Një polic 37 vjeçar nga Mynihu u plagos lehtë, përcjell albinfo.ch.

Polici ishte me gruan e tij duke shëtitur në Landshut kur mori një thirrje emergjente se ishte tensionuar situata në një kamp azilantësh në Bavari. Ai arriti shpejt në vendngjarje për të qetësuar situatën, por nga zënka me azilkërkuesit u plagos lehtë në dorë. Më vonë forcat policore arritën të arrestojnë tre sirianë dhe një shqiptar të moshave 20 deri 40 vjeç.

Policia sekuestroi një thikë dhe një sasi të vogël marihuane, e cila mendohet se është shkak i përleshjes.