Shkurt.ch

Azilkërkuesi kërcënon me vetëvrasje: Bie në humnerë para syve të policisë

Ai ka rrëshqitur, duke rënë në humnerën e thellë rreth 200 metra nga një shkëmb në Trittwald ku dhe ka gjetur vdekjen

Një azilkërkues 20 vjeçar nga Afganistani kishte kërcënuar me thikë banorët tjerë në kampin e azilit Flüeli në Grüsch të Kantonit Graubünden. Për këtë arsye ishte alarmuar policia, shkruan sda.ch.

Dhe, kur forcat e Policisë Kantonale arritën, e gjetën të përmendurin jashtë ndërtesës. Pastaj ai filloi të kërcënonte se do të bënte vetëvrasje, kështu që policët kërkuan mbështetje nga mjekët, transmeton albinfo.ch. Por, ende pa arritur ndihma mjekësore, azilkërkuesi ka rrëshqitur, duke rënë në humnerën e thellë rreth 200 metra nga një shkëmb në Trittwald ku dhe ka gjetur vdekjen.

Rega (njësitet e ndihmës nga ajri) e ka lokalizuar mbrëmë vendndodhjen e kufomës ndërsa atë e ka nxjerrë nga humnera sot, me ndihmën e një specialisti të SAC.

Prokuroria Publike e Graubündenit ka iniciuar hetimet.

(Foto: Kapo Graubünden)