Shqipëria

Babai i autorit të masakrës, i tmerruar me veprimin e të birit

Babai i autorit, duke dënuar ashpër veprimin e të birit, është shprehur para policëve se nuk ka guxim që të shkojë, qoftë edhe për të marrë pjesë në varrimin e kushërinjve të tij,

Pasi kanë kaluar natën në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku u morën në pyetje për disa orë nga oficerët e Krimeve të Rënda, familjarët e Ritvan Zykajt nuk janë kthyer më në banesën e tyre.

Mëngjesin e djeshëm, prindërit e tij, Sadiku dhe Lindita, si dhe vëllai më i madh, kanë lënë mjediset e Drejtorisë së Policisë, por mësohet se nuk janë kthyer në Selenicë.

Babai i autorit, duke dënuar ashpër veprimin e të birit, është shprehur para policëve se nuk ka guxim që të shkojë, qoftë edhe për të marrë pjesë në varrimin e kushërinjve të tij, shkruan Panorama, përcjell albinfo.ch.

Burimet thanë se prindërit, vëllai dhe motra e autorit, përkohësisht janë zhvendosur te disa të afërm të Lindita Zykajt, ku do të qëndrojnë pa ndonjë afat të qartë.

Ndërsa gjyshi i Ritvanit ka qenë gjatë gjithë kohës në fshat, duke pritur të afërmit që vinin për ngushëllim.

Ritvan Zykaj 24 vjeçar është autor i masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ku dy ditë më parë vrau me kallashnikov 8 anëtarë të fisit të tij. Xhaxhain e babait të tij, bashkë me gruan, të dy të moshuar, si dhe dy djemtë e çiftit së bashku me nuset e tyre, dhe dy fëmijë të vegjël.