Sport

Bajramaj operon hundën

"Pas operacionit, më 30 dhjetor udhëtoj me gjithë familjen në Kosovë", ka thënë Fatmirja për mediet gjermane

Futbollistja e famshme shqiptare që luan për kombëtaren e Gjermanisë, Fatmire Bajramaj ka vendosur që gjatë pushimeve të dimrit të bëjë një ndërhyrje kirurgjike në hundë.

“Do të më bëhet drejtimi i murit të hundës (septum nazal), pasi që deri më tash kam pasur tri thyerje të hundës. Nga ky shkak unë kam probleme me frymëmarrje përmes njërës zgavër të hundës. Pas operacionit, më 30 dhjetor udhëtoj me gjithë familjen në Kosovë”, ka thënë Fatmirja në një intervistë për dfb.de.

Duke folur për bilancin e këtij viti, Bajramaj thotë se nga ana sportive nuk ka ecur ashtu siç kishte dëshiruar. “Ne nuk ia dolëm që të mbronim Titullin e kampionit botëror respektivisht ta fiutonin atë për të tretën herë me radhë.

Edhe personalisht kam shpresuar më shumë , por tashmë nuk ka kuptim të diskutohet rreth kësaj. Unë e kam përmbyllur tashmë kaptinën e verës së kaluar”, ka thënë futbollistja që vlerësohet më e mira në Gjermani dhe ndër më të mirat në botë, Fatmire Bajramaj.