Zhvillim

Balkans.CH: Udhëto për të kuptuar

Albinfo.ch, Balkan Natural Adventure dhe kompania zvicerane e menaxhmentit 3 Levels (www.3levels.ch ), kanë nisur një projekt të ri i cili synon ofrimin e shërbimeve të udhëtimeve studiuese në Ballkan me qëllim që evropianëve tu ofrohet mundësia për të njohur dinamikat politike dhe kulturën ballkanike nga afër.

Projekti i quajtur balkans.ch, nën moton “Udhëto për të kuptuar” do të ofrojë udhëtime të gjatësisë së ndryshme për klientelë akademike dhe profesionale të Evropës në IRJ të Maqedonisë dhe në Kosovë, dhe gjatë kësaj vizite do të ofrohen takime me vendimmarrës, liderë politikë e kulturorë, në mënyrë që evropianët e interesuar të njohin më mirë Ballkanin.

Për këto produkte janë bashkuar dy kompani dhe një organizatë jo qeveritare në mënyrë që të ofrojnë resurset e veta për të bërë këto vizita sa më produktive. albinfo.ch e angazhuar për përmirësimin e integrimit të migrantave shqiptarë në Zvicër si dhe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, është kyçur me rrjetin e vet të njerëzve në Zvicër dhe atyre në Kosovë.

Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch ka thënë se këto udhëtime “do të japin informata thelbësore për njerëzit e Zvicrës dhe secilit evropian që dëshiron të bashkohet në mënyrë që migracioni shqiptar në këto vende të kuptohet më mirë nga vendimmarrësit, akademia dhe shoqëria civile”. “Ne besojmë se shoqëritë mund të afrohen vetëm kur ato e njohin njëra tjetrën më mirë, dhe ne përmes këtij produkti do ta bëjmë këtë”, ka shtuar ai.

balkans.CH ofron vizita të organizuara në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, ku vizitorët do të mund të mësojnë shumë për vendet e Balkanit dhe pastaj të jenë më të afërt me migracionin.

Partneri tjetër balkans.CH, Balkan Natural Adventure (BNA), që është një kompani kosovare, partneritet i investimeve nga Zvicra dhe atyre kosovare, do të ofrojë dijeninë e vet mbi ofertat në Bjeshkët e Nemuna që përfshijnë prezantimin e mentalitetit malësor të shqiptarëve.

“Komenti më i mirë që kam marrë nga një zviceran është: malësorët në tërë botën janë të njëjtë”, ka thënë Virtyt Gacaferri nga BNA. “Këtë ma tha një turiste zvicerane që kaloi dy ditë në luginën e Valbonës, prej nga u kthye e magjepsur”, ka shtuar ai.

BNA është kompani e re e krijuar në Kosovë nga përsona që tash një kohë janë të përfshirë në bjeshkatari dhe udhëtime. Kompania ofron shumë udhëtime për tregun e brendshmë të Kosovës dhe për organizatat e huaja në Kosovë.

“Një klient i imi ishte shume i ngazëllyer që do të vinte në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Unë ja dërgova librin Prilli i Thyer si dhuratë nga kompania para se ai të vinte. “Pas leximit klienti më tha se ai është edhe më i interesuar për këtë kulturë”, a shtuar ai. “Kjo dëshmon se kuyereshtja për kulturën tonë do të rrisë turizmin në Kosovë dhe do të përafrojë kulturat”.

“Për ne do të jetë një sidë dhe një kënaqësi që artin e menaxhmentit ta shtrijmë edhe ne fushën e udhëtimeve sidomos të këtij lloji”, ka thënë Nderim Salihi nga www.3levels.ch . “Nuk kemi asnjë dyshim se do e bëjmë punën më së miri që është e mundur, dhe pak më mirë”, ka shtuar ai.

Udhëtimet do të fillojnë në shtator 2015 në grupe prej 5 deri 10 persona. Këto grupe nuk do të shoqërohen nga guidat turistike, si dhe nga personalitetet te gazetarisë apo të shoqërisë civile. Asnjë grup nuk do të ketë përvojën e njëjtë pasi udhëtimi do të jetë një diskutim për Ballkanin, e jo një udhëtim për të bërë një foto dhe për të treguar se ke qenë aty.

Të gjitha shërbimet do të jenë të klasit të lartë, duke u koncentruar në përmbajtje e jo vetëm në formë. Vizitat do të përfshijnë institucionet nga bashkësitë fetare në Maqedoni, partitë politike, organizatat, mediet, vendimmarrësit si dhe thjesht qytetarë të Kosovës që do të ofrojnë mikpritje. Rëndësi e veçantë do tu jepet lidhjeve me Zvicrën pasi që projekti është i bazuar në shtetin helvetik.

Vizitat e para do të fillojnë në shtator. Për më shumë informata konsulto sajtin balkans.ch.

l1212

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/balkans-ch-udheto-per-te-kuptuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.