Sport

Ballisti: Më mirë i vdekur se në Serbi

Bashkëshortja e "Ballistit" Federica Lo Toro ka thënë se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar

Ismail Morina i njohur ndryshe si “Ballisti” është i  vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi, duke paralajmëruar se mund të bëjë vetëvrasje nëse një vendim i tillë realizohet nga autoritetet kroate dhe nuk gjen zgjidhje tjetër.

Bashkëshortja e “Ballistit” Federica Lo Toro ka thënë se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar.

Ajo i ka thënë televizionit “Ora News” se Morina ka thënë se “Më mirë i vdekur se në Beograd”, përcjell albinfo.ch.

“Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund. Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të”, ka thënë Federica Lo Toro.

Ajo ka shtuar se tashmë shpresa e vetme për të është azili politik vendim ky që i takon të marr Ministrisë së Brendshme.