Bota
Ballkanasit, më së shumti delikte nga të gjithë refugjatët
Ministri Maiziere: Si më të perfshirë në delikte bien në sy azilkërkuesit nga disa vende si Serbia, Kosova dhe Maqedonia!
Refugjatët në përgjithësi nuk kryejnë vepra penale më shumë se pjesa tjetër e qytetarëve . kështu ka deklaruar sot ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere duke dashur t`i përgënjeshtrojë përgjithësimet që bëhen në këtë drejtim. Por ai ka thënë se është e vërtetë që ka një shtim të delikteve me shtimin e numrit të refugjatëve në vend. Kjo është e kuptueshme për vetë faktin se është shtuar numri i banorëve. Mirëpo “refugjatët në mesataren e tyre janë njësoj rrallë ose njësoj shüesh të përfshirë në delikte, në raport me grupet tjera të krahasueshme”, ka thënë ministri.
Pra, nuk ka “rritje mbiproporcionale të kriminalitetit”. Mirëpo, ka sqaruar ministri, si më të perfshirë në delikte bien në sy azilkërkuesit nga disa vende. Dhe këto “disa vende” nuk janë Siria dhe Iraku por Serbia, Kosova dhe Maqedonia!
Deliktet që janë regjistruar më së shpeshti nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit, të kryera nga refugjatët kanë qenë deliktet pronësore dhe ato të falsifikimit dhe vjedhjet. Këto përbëjnë 67% të të gjitha delikeve të kryera nga refugjatët në periudhën e përmendur.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën