E-Diaspora
Balotelli përjetësohet në përmendore
"Mario e dëshiron që të bëhet i pavdekshëm me një pozë tipike të tij pas shënimit të golave”, thotë skulptori Scarpella.
Ylli i madh i futbollit, sulmuesi i njohur Mario Balotelli ka porositur t`i realizojnë një shtatore prej bronzi. Duke qenë qysh tash një ikonë e futbollit, ai dëshiron që “të shndërrohet” edhe në shtatore. Balotelli tashmë ka angazhuar një skulptor për t`i bërë atij një shtatore. “Më duhet të punoj me fotografitë sepse unë nuk e kam takuar atë asnjëherë deri tash”, ka thenë skulptori i angazhuar, Livuo Scarpella për gazetën “Giornaöe di Brescia”.
Me mostrat e para, ylli italian nuk ka qenë sa duhet i kënaqur. “Mario e dëshiron që të bëhet i pavdekshëm me një pozë tipike të tij pas shënimit të golave”, thotë Scarpella. Me këtë është menduar sigurisht poza e tij e bërë pas shënimit të golit në fitoren 2:0 të Italisë kundër Gjermanisë në kampionatin Evropian 2012. Me atë rast ai pati marrë edhe kartonin e verdhë për shkak se pati zhveshur fanellën. Ndërsa Scarpella thotë se dëshiron ta bëjë Balotellin sipas modelit të atletëve nga antika. Në fund thotë ai do të dalë një përzierje në mes të klasikes dhe pop artit.
Vetë Balotelli mendon që shtatoren ta vendosë në banesën e tij në Brescia, “pranë veprave tjera artistike bashkëkohore.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf