Kosova

Banorë të Shipitullës me protestë kërkojnë punësimin në KEK

Protestuesit kanë paralajmëruar rebelim nëse nuk respektohet marrëveshja për punësimin e tyre në KEK

Banorë të Shipitullës së Obiliqit kanë protestuar të martën para ekskavatorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj vonesave në punësimin e tyre në këtë ndërmarrje, sipas marrëveshjes së arritur me qeverinë.

Banorët kanë thënë se përkundër premtimeve dhe deklarimeve nga zyrtarët e KEK-ut se i gjithë procesi që lidhet me shpronësimin po shkon në rregull, marrëveshja e punësimit nuk po zbatohet.

Banorët protestues kanë paralajmëruar rebelim nëse nuk respektohet marrëveshja për punësimin e tyre në KEK.