Turizëm

Banorët e fshatit turistik kërkojnë mbështetje

Përfaqësues të familjeve të zonës turistike të Thethit kërkuan mbështetjen e qeverisë dhe bashkisë së Shkodrës për rivitazimin e kullave të tyre qindra vjeçare, në funksion të turizmit, raporton “Zëri i Amerikës”.

Pas vitit 1991, pjesa më e madhe e banorëve të Thethit u larguan drejt zonave më të ulëta të vendit dhe kjo bëri që shumë prej kullave tradicionale të braktisen dhe rrënohen, përcjell albinfo.ch.

Vitet e fundit, me zhvillimin e turizmit, banorët po rikthehen në Theth, por aty po ndeshen me vështirësi për rikonstuksionin e banesave tradicionale dhe vënien e tyre në shërbim të turizmit.

Banorët janë ankuar se nuk po kanë mbështetje dhe duan që të përmirësojnë imazhin, jo vetëm të Thethit, por edhe të Shqipërisë, pasi tashmë është shndërruar në një vend turistik, që vizitohet shumë nga të huajt.

https://www.zeriamerikes.com/a/theth-albania/4131915.html