Bota

Banorët e hershëm të Mexico Cityt

Në jug të Mexico Cityt u zbulua një vend varrimi prej 2.400 vjetësh që përmban mbetje të dhjetëra kolonizatorëve të lashtë të pellgut të Meksikës nga periudha e epokës paraklasike, thanë arkeologët.

Zbulimet janë bërë nga arkeologë të Institutit Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH). Ato u gjetën rreth 1.5 metra thellë në një vend gërmimi në bazat e Universitetit Papnor të Meksikës.

Instituti tha në një njoftim për shtyp se deri më tani janë identifikuar dhjetë skelete. Dy u përkasin grave të reja dhe një tjetër një burri të rritur. Mbetjet e identifikuara gjithashtu përfshijnë atë të një foshnje tre deri në pesë vjeç dhe një foshnje disamuajshe. Pjesa tjetër e skeleteve të gjetura ende duhet të identifikohen.

Arkeologët thanë se trupat ishin të ndërthurur – me enë dhe gurë të vendosur në duart e disa individëve – që do të thotë se ata mund të ishin pjesëmarrës të ndonjë rituali.

Përndryshe, një fshat që daton nga periudha paraklasike u zbulua në vitin 2006 nga arkeologu Alejandro Merz, në të njëjtin vend. Që atëherë janë kryer disa gërmime në këtë zonë. Arkeologët shpresojnë se zbulimet e këtij lloji do të hedhin dritë të re mbi banorët e parë të Mexico Cityt.