Jeta në Zvicër

Banorët e Lozanës protestojnë kundër islamofobisë

Pas vandalizmit të varreve myslimane në një varrezë të Lozanës në Zvicër, më shumë se 500 njerëz u bashkuan për të protestuar dhe për të përkrahur myslimanët, shkruan “The Local”.

Organizuar nga partitë e krahut të majtë dhe shoqatat tjera, ku kishte njerëz nga të gjitha besimet fetare, protestuesit kanë kaluar përmes qendrës së qytetit, duke mbajtur pankarta e flamuj, ‘Stop Islamofobisë’, përcjell albinfo.ch.

Kjo protestë ishte kundërpërgjigje ndaj vandalizmit të 15 varreve myslimane në varrezat Bois-de-Vaux në fund të javës së kaluar.

Ndër sloganet që ishin shkruar në varre janë ato: “Myslimanët jashtë Zvicrës” dhe “Kurani, plumbi i terrorizmit”.

Në këtë kanton jetojnë rreth 30 mijë myslimanë.