Shqipëria

Banorët e një ndërtese në Gjirokastër kërkojnë ndihmë

“Nuk kemi garanci për jetën. Kemi dy javë që rrimë me rroba nëpër duar. Kemi frikë pasi çdo dite ndërtesa  pëson çarje”

Banorët e ndërtesës e cila u përmbys nga vërshimet e fundit në qytetin e Gjirokastrës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve pasi thonë se deri tash askush nuk u ka ndalur në ndihmë.  Ata madje ka nisur vetë punimet për largimin e dheut me mjetet që kanë.

“Nuk kemi garanci për jetën. Kemi dy javë që rrimë me rroba nëpër duar. Kemi frikë pasi çdo dite ndërtesa  pëson çarje”, kanë thënë banorët për televizionin Oranwes.