Tematike

Barazi gjinore pagash në administratën federale të Zvicrës

Analiza ka ardhur nëpërfundimin se dallimet gjinore të pagave në të gjithë departamentet dhe njësitë administrative shtrihen brenda margjinave të tolerancës prej 5 për qind.

Adminstrata në nivelin federal paguan burrat dhe gratë me paga të njëjta për punën e njëjtë që kryejnë, ka bërë të ditur sot Këshilli Federal pas një analize të bërë.

Për realizimin e kësaj analize, është përdorur “instrumenti i pagave të barabarta” i federatës. Me këtë instrument llogaritet se në çfarë mase ndikojnë në lartësinë e pagës  faktorët si arsimimi ose funksioni dhe nëse edhe përkatësia gjinore ka ndonjë ndikim në këtë pikë.

Dhe, analiza ka ardhur nëpërfundimin se dallimet gjinore të pagave në të gjithë departamentet dhe njësitë administrative shtrihen brenda margjinave të tolerancës prej 5 për qind. Në këtë mënyrë, pagat në Administratën Federale përkojnë me parimin “pagë e njëjtë për punën e njëjtë”, që është pjesë e kushtetutës së vendit.