Sport

Barazon Hyka, humb Gashi

Jahmir Hyka ishte titullar për San Jose që barazoi 1:1 kundër Orlandës, ku luan ylli brazilian Ricardo Kaka

 

Futbollistët shqiptarë tashmë janë protagonistë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.

 

Jahmir Hyka ishte titullar për San Jose që barazoi 1:1 kundër Orlandës, ku luan ylli brazilian Ricardo Kaka.

 

Në xhiron e kaluar Hyka kishte humbur nga Shkëlzen Gashi me rezultat 3:0.

 

Por, Gashi kësaj radhe me Colorado Rapids kanë dëshpëruar. Ata kanë pësuar humbje nga Chicago Fire me rezultat 3:0. Në Chicago luan ylli gjerman, Bastian Schwainsteiger.

 

Gashi luajti 90 minuta në këtë përballje.