Kalendari

Barbara Burbuqe Heim hap ekspozitën e saj personale

Ekspozita hapet më 5 dhjetor 2016 në orën 18.00 në Lindau të Gjermanisë dhe do të qëndroj e hapur deri më 23 dhjetor 2016.

Prozatorja, poetja, e piktorja shqiptaro gjermane Barbara Burbuqe Heim e cila jeton në Gjermani, hap ekspozitën e saj të parë personale në pikturë.

Ekspozita hapet më 5 dhjetor 2016 në orën 18.00 në Lindau të Gjermanisë dhe do të qëndroj e hapur deri më 23 dhjetor 2016.

Barbara Burbuqe Heim është një artiste jo vetëm e prozës së lartë artistike, por edhe e artit pamor dhe e poezisë. Diplomoi në Zvicër në Letërsinë për fëmijë. Punon si ndërmjetësuese kulture, dhe përkthyese, dhe me sukseset e saja çdo ditë e më shumë po bëhet një ambasadore e shenjtë si në rrafshin kulturor poashtu edhe në letërsi. Me pasionin e saj prej artisteje ajo angazhohet për më shumë drejtësi, apelon për humanizëm, barazi gjinore, dhe dashuri. Thumbon psikologjinë prapanike, dhe i jep krah kohës së re. E tërë veprimtaria e saj reflekton për mirësi. E veçanta e saj metaforike është se ajo i jep një tingëllim të fortë lirisë themelore.

Si autore ajo zbulon sekrete në mënyrë të detajuar, thyen tabu, dhe jep ngjyra shprese që lexuesit i mbeten si një amuletë besimi për vehte. Gjuha e saj letrare është sa metaforike, po aq shumëngjyrëshe.

Veprat e saja sjellin një emocion të veçantë. Ajo i ofron lexuesit një rrugëtim nëpër kohë. “Ne posedojmë shumë vlera kulturore. Civilizimi ynë i ka rrënjët në lashtësi, por një angazhim sa më i madh për vlerat tona parimore n`a jep gjithnjë e më shumë shkëlqim nëpër mote, sepse ne jemi një popull i lashtë dhe shumë i kemi dhënë kësaj bote”, shprehet Barbara Burbuqe Heim.

Barbara Burbuqe Heim, një autore me imagjinatë të bujshme e artit modern, e rritur mes dy kulturave, ajo inicion t`i ofrojë lexuesit më të mirën përmes shprehjes dhe ngjyrës së bukur.

Veprimtaria e saj është vlerësuar shumë lart edhe nga autorë zviceran e gjerman , ndërsa ne ndihemi krenarë, sepse Barbara Burbuqe Heim është një vlerë shoqërore në letërsinë, në artin tonë.

15235355_10157753356145433_6642229989798060496_o