Shkurt.ch

Barbara Burri zgjidhet bashkëdrejtore e Solidarsuisse

Barbara Burri-Sharani me aktivitetet e saj të shumanshme është shumë e njohur për komunitetin shqiptar të Zvicrës. Po ashtu ajo ka bashkëpunuar me platformën albinfo.ch që nga themelimi i saj

Kryesia e organizatës së ndihmës për zhvillim, Solidar Suisse ka zgjedhur në kreun e saj (si bashkëdrejtorë) aktivisten e njohur Barbara Burri dhe Felix Gnehm. Të dy këta edhe deri tash kanë qenë në pozita të larta në këtë organizatë, shkruan solidarsuisse.ch. Barbara Burri ka punuar si drejtuese shtabi ndërsa Felix Gnehm si drejtues i programeve ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch. ata do ta marrin detyrën e re më 1 dhjetor 2017, duke zënë vendin e Esther Maurer.  

Barbara Burri, 54 vjeçe, është psikologe me profesion dhe ka një përvoje të gjatë në detyra me përgjegjësi të lartë në sferën e bashkëpunimit për zhvillim. Veç tjerash ajo ka udhëhequr byronë e bashkëpunimit në Kosovë të DEZA-s (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim). Në kreun e Solidar Suisse ajo ështe e aangazhuar nga viti 2010, ku është përgjegjëse për projektet strategjike dhe menaxhimin e kualitetit.

Barbara Burri-Sharani me aktivitetet e saj të shumanshme është shumë e njohur për komunitetin shqiptar të Zvicrës. Po ashtu ajo ka bashkëpunuar me platformën albinfo.ch që nga themelimi i saj.

Felix Gnehm, 44 vjeçar ka të mbaruar shkencat natyrore dhe ka një master në sferën e zhvillimit dhe bashkëpunimit. Ai deri tash ka kryer një sërë funksionesh në Solidar Suisse dhe në organizata të tjera.