Sport

Barcelona dorëzohet për Neymarin 

klubi katalunas përmes një komunikate, ka bërë të ditur se Neymari dhe babai i tij u kanë komunikuar atyre vendimin për t’u larguar nga klubi

Neymar mund të quhet futbollist i Paris St. Germainit, dhe për këtë është dorëzuar edhe Barcelona.  Braziliani nuk është paraqitur në stërvitjen e së mërkurës dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes Twitterit, me mungesën e futbollistit me lejen e trajnerit Valverde.
Ndërkohë, klubi katalunas përmes një komunikate, ka bërë të ditur se Neymari dhe babai i tij u kanë komunikuar atyre vendimin për t’u larguar nga klubi.
Në komunikatën e klubit, thuhet se Neymari mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e kontratës së tij, prej 222 milionë eurosh, që e liron atë nga klubi. PSG-ja do të paguajë klauzolën e futbollistit me çka Neymari do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në botë, por edhe më i paguari njëkohësisht.