Sport

Bardhi shënon super gol e shumë polemika në Spanjë (video)

Futbollisti shqiptar nga Shkupi shënoi një super gol ndaj Real Sociedadit, që ishte goli i tretë këtë sezon në kampionatin spanjoll

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin spanjoll me skuadrën e Levantes, shkruan albinfo.ch.

Kjo skuadër mposhti Real Sociedad, derisa futbollisti shqiptar nga Shkupi realizoi në golin e tretë nga gjuajtja e lirë. Ky ishte edhe një gol tjetër spektakolar nga Bardhi, i cili ka shënuar tre gola në këtë fillim sezoni.

Por, Bardhi kishte polemika me një bashkëlojtar për të gjuajtur gjuajtjen e dënimit. Ai mori përgjegjësinë dhe shënoi.