Lajme
Baronesha Ashton dekorohet me Medaljen e Meritave
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar baroneshën britanike me Medaljen e Meritave. Ashton është shprehur e nderuar dhe e privilegjuar me ndarjen e Medaljes Presidenciale të Meritave për të
Baronesha britanike, Catherine Ashton është nderuar sot nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Këtë dekoratë i jepet për kontributin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropain.
Presidenti Thaçi ka thënë se baronesha Ashton ka dhënë kontribut historik për arritjen e marrëveshjes së paqes, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe për afrimin e Kosovës edhe më tepër drejt familjes evropiane.
“E di që ka qenë punë e mundimshme, por pikërisht vendosmëria juaj, durimi juaj dhe vizioni juaj bëri që ne të arrijmë marrëveshje, të fillojmë komunikimet sa më normale mes dy vendeve që kanë qenë të armiqësuara dhe të fillojmë të ndërtojmë paqen dhe bashkëpunimin”, ka thënë presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit është shprehur i bindur se vizioni evropian do të ngadhënjej në rajonin tonë, pavarësisht tensioneve të përkohshme që mund të krijohen dhe që mund të jenë edhe artificiale.
“E ardhmja e Kosovës dhe e tërë Ballkanit Perëndimor është një e ardhme euroatlantike që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ku roli dhe kontributi juaj është madhor dhe historik”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, baronesha Catherine Ashton është shprehur e nderuar dhe e privilegjuar me ndarjen e Medaljes Presidenciale të Meritave për të.
“Ju falënderoj shumë për këtë vlerësim të një pjese të kontributit tim të vogël në një proces të jashtëzakonshëm. Kudo që shkoj nëpër botë, njerëzit më pyesin për këtë dialog. Shpreh mirënjohje për kurajon dhe përkushtimin që veçanërisht ju z. president e keni dëshmuar në synimin tuaj për t’ua mundësuar qytetarëve tuaj një jetë më të mirë”, ka thënë baronesha Ashton.
Ajo ka thënë se pret që edhe disa çështje të tjera të jetësohen.
“Janë këto çështje praktike që i bëjnë njerëzit të kuptojnë vlerën dhe fuqinë e të qenit të gatshëm për të biseduar së bashku. Uroj çdo të mirë për ju, palën tjetër dhe pasuesve të mi në Bruksel për të ardhmen e dialogut”, është shprehur baronesha Ashton.
Presidenti Thaçi dhe baronesha Ashton kanë ndarë mendime të përbashkëta edhe rreth rëndësisë së dialogut.
“Institucionet e Kosovës mbesin të përqendruara në bashkëpunimin afatgjatë me shtetet fqinje, në dialogun me njëri-tjetrin dhe në dobitë që do të krijohen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar presidenti Thaçi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten Linja ajrore kombëtare do të nisë sërish fluturimet për në qytetin izraelit nga nesër, përcjell albinfo.ch....
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj