Tematike
Barriera në kufijtë dytësorë jugorë, për të parandaluar kriminalitetin
Këshilli Federal kërkon që të vendosen barrierat që do ta mbyllin vendkalimin e caktuar kufitar, saherë që policia njofton për ndjekjen e dikujt që është duke shkuar në atë drejtim
Me qëllim luftimin e kriminalitetit, Këshilli Federal i Zvicrës planifikon përforcimin me barriera të vendkalimeve të vogla kufitare me Italinë, në Kantonin e Tiçinos.
Administrata Federale e Doganave ka kumtuar se një projekt pilot për mbylljen e përkohshme gjatë natës të tri vendkalimeve kufitare në këtë regjion, nuk ka sjellë efekte që bien në sy. Dhe po ashtu nuk ka indikacione se veprimi i ngjashëm në hapësira më të gjera mund të ulte kriminalitetin ndërkufitar.
Kështu, në vend të kësaj, do të vendosen barrierat që do ta mbyllin vendkalimin e caktuar kufitar, saherë që policia njofton për ndjekjen e dikujt që është duke shkuar në atë drejtim.
Po ashtu, sipas propozimit të Këshillit Federal, ngasësit e autimjeteve do të sinjalizohen se janë duke u përgjuar nga kamerat ndërkohë që po kalojnüe kufirin.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë