Sport

Baseli humb nga CSKA Moska

Taulant Xhaka është paraqitur nga fillimi dhe është ndëshkuar me karton të verdhë. Ai është zëvendësuar në minutën e 73-të, kurse dy minuta më herët në fushë kishte hyrë Albian Ajeti

Kampionia e Zvicrës, Baseli ka pësuar nga CSKA Moska edhe pse ishte duke fituar. Baseli u mposht në shtëpi me rezultat 1:2, shkruan albinfo.ch.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Zuffit në minutën e 32-të, por në pjesën e dytë skuadra ruse ka përmbysur gjithçka, duke fituar 2:1.

Taulant Xhaka është paraqitur nga fillimi dhe është ndëshkuar me karton të verdhë. Ai është zëvendësuar në minutën e 73-të, kurse dy minuta më herët në fushë kishte hyrë Albian Ajeti.

Basel dhe CSKA Moska kanë grumbulluar nga gjashtë pikë në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve, megjithatë skuadra zvicerane ka lëshuar një rast të artë për t’u kualifikuar tutje.

Tashmë, Basel do të luajë ndaj Manchester United dhe Benficës, dhe do të ketë shumë vështirë që të kualifikohet tutje.