Futboll

Baseli kërkon Pajtim Kasamin

Shefi sportiv i FC Basel, Roland Heri i ka bërë telefonatë Sionit për një ofertë të mundshme rreth Kasamit, shkruan blick.ch.

Pajtim Kasami po luan mjaft mirë në Sion dhe për këtë tashmë shumë klube tjera shfaqin interes për të. Strugani i cili më parë luante edhe për ‘NATI’, mund të transferohet në Basel, nga ku mund ta ketë më lehtë të thërritet nga Vladimir Petkovic në kombëtaren helvete. Gjithmonë kur kihet parasysh se përfaqësuesja zvicerane po riformatohet.

Shefi sportiv i FC Basel, Roland Heri i ka bërë telefonatë Sionit për një ofertë të mundshme rreth Kasamit, shkruan blick.ch.

Por refuzuese ka qenë përgjigjja e klubit të Pajtimit, të cilët janë përgjigjur se një ofertë për lojtarin e tyre mund të diskutohet vetëm me klubi si Interi ose Milanii.

Kjo tregon se Kasami, sipas gjitha gjasave edhe gjatë sezonës së ardhshme do jetë pjesë e Sion.