Sport

Baseli kërkon sonte fitoren dhe kualifikimin

Edhe sonte dyshja shqiptare Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka pritet të jenë nga fillimi në fushë

Ndeshje shumë e rëndësishme për Baselin sonte në grupet e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me skuadrën ruse, CSKA Moska, shkruan albinfo.ch.

Nëse Baseli sonte shënon fitore, atëherë 90 % do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm, pasi do të kishte nëntë pikë.

Skuadra zvicerane fitoi në Rusi në xhiron e kaluar 2:0, ku Taulant Xhaka shënoi një gol dhe në tjetrën asistoi, dhe fitorja e sotme përveç që ka vlerën e tre pikëve ka vlerën edhe të kualifikimit.

Baseli pas humbjes nga Manchester United, mundi Benficën 5:0 dhe më pas CSKA Moskën 0:2, që do të thotë se synimi është shumë afër.

Edhe sonte dyshja shqiptare Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka pritet të jenë nga fillimi në fushë. Nëse do të kualifikoheshin tutje do të ishte sukses i madh për kampionët e Zvicrës. Takimi fillon nga ora 20:45, derisa ndeshja tjetër e këtij grupi është në mes Manchester Unitedit dhe Benficës.