Sport

Baseli mposht Man United në UEFA Youth League

Në këtë ndeshje për Baselin startuan tre shqiptarë: Pukaj, Lokaj dhe Bislimi ndërsa tre të tjerë ishin rezervistë.

Skuadra e Baselit  e moshave U19 ka shënuar fitore të madhe ndaj  gjigantit anglez Manchester United me rezultat 2:1. Ky ishte një tjetër sukses i skuadrës por edhe të trajneri shqiptar Arjan Peço i cili është afër të kalojë fazën e grupeve në UEFA Youth League.
Në këtë ndeshje për Baselin startuan tre shqiptarë: Pukaj, Lokaj dhe Bislimi ndërsa tre të tjerë ishin rezervistë.
Kjo fitore e ngritë skuadrën zvicerane në vendin e parë në grup me 10 pikë pas 5 ndeshjeve të para, ndërsa ndiqet nga United në vendin e dytë me dy pikë më pak.
Një fitore ndaj Benficas në ndeshjen e fundit do t’i siguronte kualifikimin direkt për në fazën tjetër të këtij kompeticioni Baselit të shqiptarëve.