Sport

Baseli mund Manchester United

Golin e vetëm për Baselin e ka realizuar Lang në minutën e 89-të. Albian Ajeti ka qenë në bankën rezervë, kurse Taulant Xhaka nuk luajti për shkak të kartonëve

Baseli ka shënuar fitore të madhe, duke e mundur Manchester United në shtëpi me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, derisa Baseli me këtë fitore ngritet në kuotën e nëntë pikëve dhe ka gjasa të mira për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.

Në ndeshjen e fundit në grupe, Baseli do të jetë mysafir i Benficës, që e kishte mundur në shtëpi me rezultat 5:0.

Golin e vetëm për Baselin e ka realizuar Lang në minutën e 89-të. Albian Ajeti ka qenë në bankën rezervë, kurse Taulant Xhaka nuk luajti për shkak të kartonëve.