Sport

Baseli në krizë, Ajeti fiton duelin me Xhakën

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Baselin, e treta në këtë kampionat, derisa pas tetë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 11 pikë

Kampioni i Zvicrës në futboll, Baseli ka vazhduar me rezultate negative, shkruan albinfo.ch.

Baseli të mërkurën mbrëma është mundur nga St. Gallen me rezultat 2:1. Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ka qenë në fushë nga minuta e parë dhe ka asistuar në golin e dytë të shënuar nga Aleksiq në minutën e 25-të. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 72-të.

90 minuta për Baselin ka luajtur mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, i cili në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Baselin, e treta në këtë kampionat, derisa pas tetë ndeshjeve ka grumbulluar vetëm 11 pikë, duke qenë gjashtë pikë larg liderit Young Boys, që të mërkurën mundi Luzernin 4:1, derisa sfida tjetër e mbrëmjes ndërmjet Lausanne dhe Zurich përfundoi 1:1.