Lajme

Basha kërcënon Shqipërinë me trazira

“Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur..” deklaroi Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, gjatë një fjalimi të tij në protestat kundër Qeverisë së Shqipërisë, ka bërë thirrje për trazira, duke theksuar se “Nëse duan luftë, luftë do të ketë”. Ai thotë se ka ardhur koha që pushtetarët “ta kërkojë birën e miut” për t’u fshehur.

“Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht”, ka thënë  Basha.

Ai akuzoi qeverinë se tenderët, koncesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim, raporton TCH.

Protestat kanë hyrë në ditën e shtatë , ndërsa shefi i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar me çdo kusht qeveri teknike, me pretendimin e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lideri i Partisë Demokratike opozitare të qendrës së djathtë, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të votuar për një qeveri teknike, e cila “do të organizonte zgjedhje të lira dhe korrekte”.

Bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë do ta shkatërronte implementimin e reformës gjyqësore, që është kërkuar para se Shqipëria, më vonë këtë vit, t’i filloj ngociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AFP nga Tirana.

Kryeministri Edi Rama pat propozuar që opozita t’i dërgoj ligjvënësit vetëm për të siguruar miratimin e masave të ndërlidhura me reformën gjyqësore, derisa protesta vazhdon.