Shqipëria

Basha: Shqipëria u shndërrua në një zonë të lirë për krimin

Në një konferencë për media, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përmendur tri elementë, që sipas tij, po zbatohen nga kryeministri Edi Rama.

“Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga përgjegjësia e të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në afera kriminale. Liria e Saimir Tahirit, dekonspirimi nga vetë policia për arrestimin e krerëve të policisë, janë fakte dhe prova që e konfirmojnë këtë fakt”, tha Basha.

Ai theksoi se Shqipëria është shndërruar në një zonë të lirë për krimin dhe shton se krimi luftohet vetëm me largimin e Edi Ramës, përcjell albinfo.ch.

“Kapja e sistemit të drejtësisë, në veçanti e organeve të hetimit dhe prokurorisë për të garantuar se në kontrollin e Ramës, këto organe nuk do të nxjerrin krimin para drejtësisë dhe do të mbyllin të gjitha dosjet e krimit”, u shpreh Basha.