Shqipëria

Basha thotë në Durrës se ka ardhur koha për ndryshim

Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha,  është takuar me qytetarët e Durrësit.

Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha,  në një takim me qytetarët e Durrësit, ka thënë se ka ardhur koha që demokratët bashkë me qytetarët të sjellin ndryshimin në qytetin e Durrësit  pas shumë vitesh të asaj që ai e cilësoi “tirani mafioze e krimit dhe korrupsionit”.

“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal, nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli”, ka deklaruar Basha

Basha foli edhe për reformën në Drejtësi për të cilën tha se është një reformë e shkatërruar në themel.

“Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin. Siç mbron kjo drejtësinë e kapur, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, dosjet e të cilëve nuk janë gjë tjetër, veçse pastrim i parave të pista të krimit me bashkëpunimin e Edi Ramës dhe bandës së tij qeveritare”, ka thënë  Basha.