Lajme

Basha: Zgjedhjet e qershorit u manipuluan

"Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit..."

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon të thotë se zgjedhjet e qershorit u manipuluan. Për këtë thotë se është dëshmi edhe raporti i ministrave teknikë të cilët u larguan nga qeveria, transmetonalbinfo.ch.

“Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj. Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave.

Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike”, ka shkruar Basha në një postimi në facebook. Basha ka theksuar se ministrat teknikë u sabotuan dhe nuk u dhanë fondet.