Lajme
Bashkatdhetarët bashkohen në Prekaz
Sipas Ministrisë, me 1 gusht (e hënë) bashkatdhetarët do të bashkohen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në orën 18:00 me moton “Një lule për Jasharët”. Më pas do të bëhen edhe homazhe në varret e familjes Jashari
Manifestimi tradicional për bashkatdhetarët “Dita e Diasporës” mbahet në Prekaz të Skenderajt, me datën 2 gusht. Kështu ka njoftuar Ministra e Diasporës (MeD), duke iu bërë thirrje njëkohësisht të gjithë bashkatdhetarëve që të bashkohen në vendin ku gërshetohet e shkuara dhe e ardhmja e Kosovës.
Sipas Ministrisë, me 1 gusht (e hënë) bashkatdhetarët do të bashkohen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në orën 18:00 me moton “Një lule për Jasharët”. Më pas do të bëhen edhe homazhe në varret e familjes Jashari. Ndërsa në ora 20:00 mban koncert orkestra “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.
Ndërkaq më 2 gusht (e martë) vizitohet Muzeu Etnologjik i Kosovës “Emin Gjiku”. Ky aktivitet fillon nga ora 20:00 ku mbahet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin-kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.
Të pranishëm do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe