Lajme

Bashkatdhetari dhuron pajisje për invalidë me vlerë prej 50 mijë eurove

Xhafer Balaj, i cili jeton në Suedi, i ka dhuruar Komunës së Istogut një donacion me pajisje për personat me aftësi të kufizuara, me vlerë prej rreth 50 mijë euro

Bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë vazhdojnë të japin ndihma të mëdha në Kosova.

 

Nënkryetari i komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, ka pranuar një donacion nga Suedia i ardhur nga bashkatdhetari Xhafer Balaj, donacion ky i cili kap shumën prej afro 50 mijë euro dhe janë pajisje të cilat ju dedikohen kryesisht personave me aftësi të kufizuara.

 

Ky donacion përbëhet nga shtretër, karroca invalidore, mbajtëse për shëtitje dhe pajisje tjera higjienike për nevoja të personave më aftësi të kufizuara, njofton albinfo.ch.

 

“Nënkryetari Lulzim Blakaj falënderoi bashkatdhetarin për kontributin e dhënë duke cilësuar se këto pajisje do t’u ndihmojnë personave me nevojë dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre personave.

Të gjitha këto pajisje u dhurohen qendrës për persona me aftësi të kufizuara “Handikos””, thuhet në njoftimin e kësaj komune.