Kosova

Bashkatdhetari nga Malisheva përsëri ndihmon familjet në nevojë

Sipas një komunikate të komunës, bashkatdhetari Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, dy muaj më parë ka ndihmuar 20 familje

Në pritje të festës së Bajramit, bashkatdhetari Muhamet Bytyçi nga Shkoza e komunës së Malishevës, përsëri është treguar solidar me familjet në nevojë.

Bytyçi është pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili e ka falënderuar për  këtë gjest human, në këtë festë fetare, ku të gjithë që kanë mundësi duhet të tregohen humanë në raport me ata që kanë nevojë.

Mërgimtari Muhamet Bytyçi ka sjellë edhe një mijë euro, të cilat do t’u shpërndahen familjeve në nevojë, në prag të festës së Bajramit, dhe si zakonisht, mërgimtari Bytyçi zgjedh Komunën si institucion që organet kompetente të bëjnë shpërndarjen e këtyre të hollave për familjet që janë raste të rënda sociale, përcjell albinfo.ch.

Sipas një komunikate të Komunës, bashkatdhetari Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, dy muaj më parë ka ndihmuar 20 familje, ndërsa, edhe kësaj radhe do t’i ndihmojë disa nga familjet që kanë nevojë, dhe në këtë festë fetare të ndihen të barabartë me të tjerët dhe të kenë gjërat e nevojshme për të festuar.