Zhvillim

Bashkëpunim në mes Prishtinës dhe Mannheim-it të Gjermanisë

Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrës dhe për aftësim profesional në agrokulturë

 

Komuna e Prishtinës dhe ajo Manheim e Gjermanisë pritet të bashkëpunojnë në disa fusha, njofton albinfo.ch.

 

Për këtë arsye, një delegacion i Komunës së Prishtinës, me në krye Shpend Ahmeti, vizituan komunën Manheim të Gjermanisë, me ftesë nga kryetari i kësaj komune.

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrës dhe për aftësim profesional në agrokulturë, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

 

Gjatë vizitës në Manheim, kryetari i Prishtinës i shoqëruar nga anëtari i Bordit Këshillimor të Migracionit në Manheim,Tefik Ramadani, u takua edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

 

Rezultatet e para të bashkëpunimit në projektet konkrete pritet të vërehen deri në fund të këtij viti.