Bota

Bastisje kundër shtëpive publike në gjithë Gjermaninë

Është bastisja më e madhe në historinë e policisë gjermane: 1500 forca kanë kontrolluar 62 bordelo në 12 lande gjermane, ku u mundësua arrestimi i mbi 100 personave, ndërsa ndaj shtatë sosh është shqiptuar masa e paraburgimit.

Policia ka folur për një rrjet trafikantësh të qenieve njerëzore, ku shumica e viktimave kanë qenë trnaseksualë tajlandezë, shkruan “Der Spiegel”. Si shefi i grupit është etiketuar një 59 vjeçar. Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Frankfurtit.