Jeta në Zvicër

Bastisje të reja në FIFA

Autoritetet zvicerane kanë kontrolluar disa ndërtesa në kuadër hetimit për korrupsion të dyshuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA). Në listën e të dyshuarve janë gjetur dhe ish-sekretari i përgjithshëm i FIFA-s (2002 deri 2007), Urs Linsi.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës konfirmon se kohët e fundit bastisën disa shtëpi me ndihmën e policisë federale në vende të ndryshme në vend.”,  thuhet në një deklaratë, përcjell albinfo.ch.

Prokurorët thanë se këto masa janë marrë për hetimin e 6.7 milionëve të cilat për Shoqatën e Futbollit të Gjermanisë, në prill të vitit të kaluar, i ka paguar Robert Louis-Dreyfus, një biznesmen francez.